2 mjek dhë 1 infermier në Prizren të infektuar me Covid 19, ndërsa 6 të tjerë në vetizolim

Në një prononcim për Kosovapress drejtori i Spitalit rajonal në Prizren dr. Afrim Avdaj ka thënë se edhe dy mjekë dhe një infermiere janë ta infektuar me COVID19, ndërsa dy mjekë të tjerë dhe katër infermiere janë në vetëizolim.

 “Aktualisht i kam dy mjekë të hospitalizuar dhe dy mjekë të tjerë që janë në vetëizolim, fatmirësisht këta dy të fundit janë pa shenja klinike. Nga stafi infermier e kam një infermiere që është në hospitalizim duke u trajtuar dhe 4 të tjerë në vetëizolim… njëri nga ta është i hospitalizuar në repartin infektiv tek ne. Tjetri ka qenë i hospitalizuar tek ne por dhe për shkak të problemeve të tjera është rikthyer në trajtim dhe aktualisht ndodhet në QKUK në Klinikën Infektive”, ka thënë për4 Kosovapress, drejtori i Spitalit në Prizren dr. Afrim Avdaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *