103 raste të reja me Covid 19, në Prizren 6 raste, 6 të vdekur

Në një konferencë për media të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë janë dhënë edhe rezultatet e infektimeve me COVID-19 për datën 16 korrik.

Janë kryer 459 mostra, prej  të cilave pozitive kanë rezultuar 103 raste dhe janë shëruar 95 pacientë.

Prishtina prinë me 28 raste, Podujeva me 16. Ferizaji 12, Mitrovica 10, Prizreni 6 raste etj.

Derisa numri total i vdekjeve ka shkuar në 124, gjë që tregon se vetëm në datën 16 korrik kanë ndërruar jetë 6 persona nga COVID-19.

Njoftimi i IKSHPK:

95 TË SHËRUAR DHE 103 RASTE ME COVID-19!

Më datën 16 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.472 raste nga 30.005 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 124 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Më datë 16 korrik 2020, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.708.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj.

Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *