10 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

10 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Në gjithë Kosovën deri tash kanë vdekur 237 persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 500 dhe janë shëruar më shumë se 4500 pacientë.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *